Finiqi

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Territori, që i përkiste në peridhën helenistike Kaonisë – pjesë e mbretërisë së Epirit – është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datohen nga periudha klasike deri në atë bizantine, në një paesazh akoma te paprekur dhe të karakterizuar, pak më në jug, nga liqeni i brendshëm i Vivarit, mbi të cilin gjendej qyteti i lashtë i Butrintit. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta (Polibi, Straboni, Tit Livi, Ptolemeu e më pas Prokopi dhe Hierokli) na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote. Përgjithësisht në raportë të mira me Republikën Romake (ndoshta nuk mori pjesë në ndihmën që dhanë disa qytete të zonës Filipit V e më pas Perseut të Maqedonisë në periudhën e përplasjes me Romën), Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Lufëts së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin “Paqja e Phoinike-s”. Properiteti i qytetit me siguri vazhdoi edhe në periudhen perandorake, periudhë mbi të cilën dokumentimi arkeologjik është rritur shumë këto vitet e fundit.

Gjatë periudhës bizantine qyteti vazhdoi jetën e tij për gati dhjetë shekuj, me një interesim të veçantë, të dokumentuar nga Procopi, të Justinianit, që mbështeti ndërhyrje të rëndësishme urbanistike. Pushtimi turk, për te cilin Ugolini gjeti gjurmë arkeologjike që flisnin për një pushtim të dhunshëm, i dha fund historisë së vjetër të qytetit, i cili mbeti më pas një fshat i vogël në rrëzë të kodrës së acropoliti, Finiqi, që ekziston akoma.

Rezultatet e kërkimeve të Luigi Ugolini-t u përmblodhën shume shpejt në një monografi të rëndësishme të botuar në vitin 1932, monografi që është edhe sot një vepër shumë e rëndësishme për qytetin. Rrethimi i fortë i mureve, të cilën Ugolini e analizoi nga afër dhe kronologjia e të cilit u fiksua po në atë kohë, duhet të gjurmohet akoma për të kuptuar shtrirjen dhe periudhat, siç kanë treguar edhe studimet më të reja të arkeologëve shqipëtarë. Muret rrethojnë sipërfaqen dhe një pjesë të shpateve të një kodre te gjatë dhe te ngushtë, e cila ngrihet 272 m nga fusha përreth dhe ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 km, e një gjërësi, gjithonë në bazë, rreth 600 m. Qyteti romak dhe bizantin shtrihej edhe në pjesët më të ulta të kodrës, aty ku më vonë u ngrit fshati modren. Ugolini, dhe pas tij gërrmimet më te reja (të fundit ne vitin 2002), identifikuan nekropolin grek dhe romak në shpatete e kodrës; këtu kërkimet do të intensifikohen në të ardhmen, edhe për arsyen se, për fat të keq, zona është shkatërruar nga gërrmimet klandestine (që kanë perfshirë edhe pjese te akropolit).

Informacion shtesë:

Ishujt e Ksamilit

Sarande, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Për disa minuta nga Saranda, je përballë një pamjeje mahnitëse të detit gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur. Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Janë pikërisht ishujt e tij që e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm. Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Monumenti në fjalë është në gjendje të mirë. Në ishujt e Ksamilit janë shfaqur dëmtimet e para, sepse presioni i turizmit në këtë zonë sa vjen e rritet, por dëmtimin më të rëndë e shkaktoi një zjarr si pasojë e shpërthimit të një strukture druri nga INUK me C4 në vitin 2014. Ishujt e Ksamilit kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi largësia nga bregu është e shkurtër.

Informacion shtesë:

Manastiri i Shenkollit Mesopotam

Delvinë District, Albania

Përshkrimi i biznesit:

“​Ndodhet në jug të fshatit Mesopotam, mbi një kodër të vogël ndërmjet dy shtretëve të lumit Bistrica. Është ndërtuar ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin Monomako (1042-1054). Nga manastiri ruhen sot rrënojat e mureve rrethuese që kapin një territor me gjatësi 100 m e gjerësi 80 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Ruhet një kulle në anën perëndimore (një faqe e saj) me lartësi 10 m. Muret mbrojtëse janë më të hershme se kisha egzistuese. Dhomat e manastirit që nuk egzistojnë më janë ndërtuar më vonë.

Kjo kishe përbën një tip unikal, ajo është më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek.XI-XIVdhe ndër monumentet arkitekturale me të vjetra. Pamja e jashtme e saj është në formën e kubit me përmasa 17,20 x 11,04 m në planimetri, me pjesën qendrore më të ngritur se të dy anët dhe të mbuluar me 4 kupola. Pjesët e tjera, më të ulëta, janë me nga tre çati. Muret e jashtme përbëhen nga tri breza horizontale dhe janë ndërtuar me gur gëlqeror, me përmasa të mëdha. Muri jugor është ruajtur mjaft mirë dhe jep më tepër idenë e dikurshme. Gurët janë punuar mirë, po vetëm në anën e jashtme. Dritaret që ndodhen në brezin e sipërm janë vendosur tre në murin jugor dhe 3 në atë perëndimor, nga një në çdo fronton. Në muri lindor, në brezin e poshtëm ndodhet një shqiponje,dy dragonj dhe një luan në faqet e absidës. Në anën tjetër të absidës ndodhet një kafshe tjetër mitologjike me kokë si të qenit. Naosi ka formë katrore me një kollone në qendër. Mbi të kalojnë harqe në të dy drejtimet që formojnë 4 bërthama katrore. Ai ndahet nga endonarteksi dhe ambjenti i altarit me harkada tërthore elegante guri.”

Informacion shtesë:

Kalaja e Lekuresit

Lekursi, Sarandë, Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.

Kalaja e Lëkurësit ka planimetri pothuajse katrore: 42 x 44 m me dy kulla drejtëkëndshe në murin perëndimor.

Nga kullat ruhet më mirë kulla kulla e qoshes jug–lindore e cila në gjendjen e sotme ka një lartësi 7 m që arrin në lartësinë e dyshemesë së katit të dytë. Kulla drejtëkëndshe ndodhet në murin perëndimor. Katet e para të kullave rrethore kanë shërbyer si depo dhe janë pajisur me fërngji të vendosura rreth 1.20 m larg njëra tjetrës. Nga pozicioni i vendosjes së kullave del qartë se drejtimi i kontrollit të kështjellës ishte deti.

Muret janë ndërtuar me gurë gëlqereje të lidhur me llaç dhe të përforcuar me breza druri Lartësia e mureve arrin 6,70 –7 m dhe trashësia deri ne 2 m. Muret qarkoheshin nga një parapet i përshkruar me fërngji për topa, të mbuluara me gurë horizontale. Fërngjitë kanë lartësi 0,50 m, gjerësi nga brenda 0,35 m dhe 0,04 –0,06 m nga jashtë. Frëngjitë në pjesën e sipërme mbulohen me pllaka guri të vendosura horizontalisht. Ato që përshkojë parapetin në mure nuk janë aq tipike për armë zjarri, ato janë më të mëdha se frëngjitë e përdorura të Ali Pashë Tepelenës.Teknika e mësipërme ngjason me shtëpitë e shek. XVII-XVIII të Gjirokastrës.

Kalaja e Lëkurësit mbante një garnizon rreth 200 ushtarë dhe ndërtimi i saj i përket mesit te shek.XVI. Mundësia e ndërtimit të saj është viti 1537, kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe ishte i domosdoshëm kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint, pasi ky i fundit ishte pushtuar nga venencianët.​

​”

Informacion shtesë:

Manastiri i 40 Shenjtoreve

Sarande, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ndodhet në lindje të Sarandës, në pjesën më dominuese të saj, me përmasa 37,4 x24 m që përfundon në anën lindore me një abside gjysëm rrethore. Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi, ky i fundit është pak më i gjatë se gjerësia e kishës. Naosi ka anët më të gjata ato veri e jug. Në brendësi të kishës ruhen dy rradhë kollonash që tregon se kemi të bëjmë me një bazilikë tre nefshe. Në lindje të mureve gjatësore ka një kullë. Ikonostasët e kishës përbëhen nga një rradhë kollonash mbi kapitalet e të cilave kalon një arkitra i zbukuruar, ndërsa në pjesën e poshtme ndërmjet tyre kishte pllaka të zbukuruara.

Muret anësore të kishës kanë dritare në dy rradhë, ndërtuar në mënyrë të rregullt me gurë pak të punuar të lidhur me llaç gëlqereje. Kisha i përket shek.XV, por është rindërtuar duke vazhduar të përdoret për një kohë të gjatë, rezultatet e banimit të trevës nga e njëjta popullsi. Kohët e fundit disa sdudjues kanë hedhur mendimin se kisha është ndërtuar (kryesisht punimet nën toke) para përhapjes së krishtërimit.

Ikonat dhe ikonostasët e kësaj kishe ishin vepra me rëndësi të vlerësuara nga studjues të huaj të periudhës bizantine, të cilat e shtyjnë ndërtimin e saj para pushtimit osman.”

Informacion shtesë:

Butrinti

Sarande, Albania

Përshkrimi i biznesit:

“Në jug të qytetit të Sarandës, mbi një kodër në gadishullin e Ksamilit, përkundrejt ishullit të Korfuzit ndodhet qyteti antik i Butrintit (Buthrotos), i themeluar aty nga fillimi i shekullit të VII p.e.s.

Qyteti ngrihet mbi një kodrinë jo shumë të lartë, e cila laget nga të trija anët me ujë. Në lindje dhe verilindje të kodrës shtrihet liqeni i Butrintit, kurse nga jugu kalon kanali që lidh liqenin me detin Jon. Kodrinën e vogël e mbulon një pyll i dendur i gjelbëruar, i cili formon një kontrast me kondrinat e zhveshura përrreth. Ky pyll është i formuar në pjesën më të madhe nga bimë të egra, por nuk mungojnë dhe pemët frutore, si ullinj, dardhë, fiq etj. Kodra është e pasur me dafina dhe kullota të mira për bagëti. Kjo bimësi e dendur i jep kodrës së Butrintit një bukuri të rrallë. Butrinti ka tërhequr vëmendjen e studjuesve shumë kohë më parë. Njoftimet më të hershme arkeologjike për këtë qytet i kemi nga Qiriaku prej Ankone, i cili, duke udhëtuar për në Greqi, u ndal edhe në këtë qytet, ku pa tepericat e ndërtimeve antike, pjesë statujash dhe kopjoi disa mbishkrime që tani kanë humbur. Në fillimin e shekullit të kaluar Butrintin e vizitojne udhëtarë të tjerë, si Martin, Liku e Pukevili.

Misioni arkeologjik Italian i kryesuar nga Ugolini zhvilloi gërmimet në këtë qytet prej vitit 1928-1936; mbas vdekjes së tij punimet i vazhduan P. Markoni dhe më vonë D. Mustilli deri në vitin 1940.

Si rezultat i gërmimeve shumëvjeçare, në Butrint kanë dalë në dritë një tok monumentesh që do të përshkruajmë më poshtë sipas periudhave historike.”

Informacion shtesë: