Lukova

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Lukova është një fshat bregdetar në rrethin e Sarandës.
Lukova, perla e bregut të Jonit, ku gjelbërimi i pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën e kaltër të detit Jon, ku klima bregdetare gërshetohet mrekullisht me klimën malore, ku aroma e portokallit dhe e luleve shumëngjyrëshe lodron në krahët e flladit të shëndetshëm të detit Jon, ju mirëpret për të zbuluar nga afër mrekullitë e saj dhe ju premton një verë të paharrueshme. Lukova është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. E vendosur vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh. Lukova është rreth e pozicionuar midis qyteteve të Sarandës dhe Himarës, jo më larg se 30 minuta udhëtim, nga këto dy pika. Fshati shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallësh në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë strehon një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive të mirënjohura tanimë për pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit. Natyra e paprekur, uji i kristalte i Jonit me ngjyrën e veçante, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që ju duhet patjetër të zbuloni këtë verë.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Plazhi i Bunecit – Buneci

Plazhi i Bunecit Albania

Përshkrimi i biznesit:

Plazhi i Bunecit  ndodhet rreth 30 km nga qyteti i Sarandës. Buneci është i qetë dhe disi i pazakontë. Me bregun me guralecë të bardhë, ndahet nga një përrua, që zbret nga malet e larta. Perëndimi duket i mrekullueshëm prej plazhit të Bunecit dhe plazhi është një alternativë e mirë për ata që kërkojnë rehati pasi përveç pak hoteleve nuk ka zhurma nga klubet e natës.
Plazhi është vendosur në dy krahët e përroit të Lapardhasë, ka formën e harkut me një gjatësi të vijës së bregut 2 mijë metër, në dy krahët e pistës së betontë, ku anokoroheshin dikur anijet ushtarake e tani varkat e peshkatarëve. Eshtë një plazh i mbrojtur nga erërat, dhe dallgët krijojnë një ansamël zbavitës për pushuesit. Një pjesë e tyre ndërthuren me akullsinë e ujërave të malit që zbresin përgjatë përroit e derdhen në det. Në deltën e përroit uji është i ëmbël.

Klima e detit dhe aroma e malit, janë një mjedis i shëndetshëm po të shtosh këtu edhe ushqimin e pasur me prodhime perime e fruta të kopshteve të banorëve të zonës, vajin e ullirit, prodhimet e detit që zbresin nga varkat e peshkatarëve.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Leshnica

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Në skajin jug-lindor të rrethit të Sarandës ndodhet dy fshatra piktoreskë, Leshnica e Poshtme dhe Leshnica e Sipërme. Këto 2 fshatra numërojnë 5 monumente kulture: Kisha e Shën Gjergjit Leshnicë e Sipërme, Kisha e Shën Thanasit Leshnicë e Spërme, Banesa e Petro Shekës Leshnicë e Poshtme, Ura nën Kishën e Shën Gjergjit Leshnicë e Sipërme dhe Ura me Qemer në Leshnicën e Poshtme.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Karahaxhi

Karahaxhi Sarand Albania

Përshkrimi i biznesit:

Karahaxhi është një fshat i vogël ndërmjet Sarandës dhe Delvinës.
Ky vend është mjaft i njohur, pasi rrepet shekullorë në këtë fshat e kanë shndërruar në një oaz freskie gjatë verës.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Borshi

Rruga Plazhi, Borsh, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Lugina e Borshit është një nga vendet më të bukura e më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Ajo fillon në Qafën e Dërrasës, që e lidh me luginën e Shushicës. Është e gjatë 12 km dhe e zhvilluar përgjatë shkëputjes mbihipëse të gëlqerorëve mbi flishin. Shtrihet nga niveli i detit deri në rreth 500 m. Dallohet për energji të madhe të relievit dhe pjerrësi të ndjeshme të shpateve. Në afërsi të Borshit ngushtohet shumë sepse ndërpret gëlqerorët. Pas këtij ngushtimi hyn në fushën e Borshit. Edhe kjo fushë është formuar nga prurjet e shumta të ngurta të lumit të Borshit, të cilat kanë mbushur gjirin e dikurshëm detar. Peizazhet e mrekullueshme janë të shumta, ato do t’ju mahnisin në çdo stinë e jo vetëm gjatë verës. Në luginën e Borshit shtrihet edhe plazhi i tij i kristaltë. Në këtë zonë gjejmë edhe një tjetër monument natyre të Shqipërisë që quhet Shkëputja tektonike e Borshit. Në gjuhën gjeografike kjo shkëputje quhet e llojit shtytje.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Plazhi Pema e Thate

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Plazhi Pema e Thate. Plazhi Pema e Thate ndodhet afër Ksamilit, përballë ishullit të Korfuzit (rreth gjysmë milje larg). Plazhi është i vogël, ka ujërat kristal e te qartë, dhe jo shumë të thellë, ideal për fëmijët. Plazhi Pema e Thate është një plazh me rërë të imët.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Syri i Kalter

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Eshtë burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Eshtë shpallur monument natyre. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën e një syri, shpërthen nga toka i errët në mes dhe i kaltër anash. Thellësia e tij është tepër e madhe arrin drei në 45 m thellësi. Ndodhet përballë fshatit Krongj, 45 m nën nivelin e luginës së Drinos dhe është shkarkim kryesor i malit të gjerë, është një rezervuar dhumë i gjerë i ujrave karstike. Eshtë burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm. Ujërat e të gjithë burimeve mblidhen në liqenin artificial ku eshte formuar edhe diga e Bistricës. Liqeni ka një sipërfaqe rreth 9 ha, rritet dhe një numër i madh me peshq. Pranë syrit të Kaltër ndodhet një Bar-Restorant dhe disa shtëpiza për pushuesit. Syri i kaltër vizitohet shumë nga turistët ditorë dhe është pjesë e itinerarit që ndjek çdo turist që viziton sarandën. Butrint-Lëkurës-Syri i Kaltër.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Finiqi

Sarande Albania

Përshkrimi i biznesit:

Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Territori, që i përkiste në peridhën helenistike Kaonisë – pjesë e mbretërisë së Epirit – është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datohen nga periudha klasike deri në atë bizantine, në një paesazh akoma te paprekur dhe të karakterizuar, pak më në jug, nga liqeni i brendshëm i Vivarit, mbi të cilin gjendej qyteti i lashtë i Butrintit. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta (Polibi, Straboni, Tit Livi, Ptolemeu e më pas Prokopi dhe Hierokli) na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote. Përgjithësisht në raportë të mira me Republikën Romake (ndoshta nuk mori pjesë në ndihmën që dhanë disa qytete të zonës Filipit V e më pas Perseut të Maqedonisë në periudhën e përplasjes me Romën), Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Lufëts së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin “Paqja e Phoinike-s”. Properiteti i qytetit me siguri vazhdoi edhe në periudhen perandorake, periudhë mbi të cilën dokumentimi arkeologjik është rritur shumë këto vitet e fundit.

Gjatë periudhës bizantine qyteti vazhdoi jetën e tij për gati dhjetë shekuj, me një interesim të veçantë, të dokumentuar nga Procopi, të Justinianit, që mbështeti ndërhyrje të rëndësishme urbanistike. Pushtimi turk, për te cilin Ugolini gjeti gjurmë arkeologjike që flisnin për një pushtim të dhunshëm, i dha fund historisë së vjetër të qytetit, i cili mbeti më pas një fshat i vogël në rrëzë të kodrës së acropoliti, Finiqi, që ekziston akoma.

Rezultatet e kërkimeve të Luigi Ugolini-t u përmblodhën shume shpejt në një monografi të rëndësishme të botuar në vitin 1932, monografi që është edhe sot një vepër shumë e rëndësishme për qytetin. Rrethimi i fortë i mureve, të cilën Ugolini e analizoi nga afër dhe kronologjia e të cilit u fiksua po në atë kohë, duhet të gjurmohet akoma për të kuptuar shtrirjen dhe periudhat, siç kanë treguar edhe studimet më të reja të arkeologëve shqipëtarë. Muret rrethojnë sipërfaqen dhe një pjesë të shpateve të një kodre te gjatë dhe te ngushtë, e cila ngrihet 272 m nga fusha përreth dhe ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 km, e një gjërësi, gjithonë në bazë, rreth 600 m. Qyteti romak dhe bizantin shtrihej edhe në pjesët më të ulta të kodrës, aty ku më vonë u ngrit fshati modren. Ugolini, dhe pas tij gërrmimet më te reja (të fundit ne vitin 2002), identifikuan nekropolin grek dhe romak në shpatete e kodrës; këtu kërkimet do të intensifikohen në të ardhmen, edhe për arsyen se, për fat të keq, zona është shkatërruar nga gërrmimet klandestine (që kanë perfshirë edhe pjese te akropolit).

Informacion shtesë:

Himarë

Himare, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Zona ka një potencial të madh për turizmin, ku karakteristikat kryesore të qytetit komunal janë shëtitorja e saj bregdetare , tavernat greke dhe qyteti i vjetër tradicional i ndërtuar mbi një kodër. Qyteti i Himarës përbëhet nga qyteti i vjetër, Kastro, i vendosur në dhe rreth kështjellës së vjetër dhe rajonit bregdetar të Spilesë, që është qendra turistike dhe ekonomike e rajonit. Pjesë të tjera të qytetit janë Potami, Livadhi, Zhamari, Michaili dhe Stefaneli. Në veri të qytetit të Himarës shtrihen fshatrat Vuno, Ilias, Dhërmi, me rajonin bregdetar Jaliskari dhe Palasë. Dhermi përmban një numër të vendpushimeve të plazhit të ndërtuar kohët e fundit. Në male shtrihen Pilur dhe Kudhë, ndërsa Qeparo shtrihet në jug të qytetit të Himarës.

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa:

Ishujt e Ksamilit

Sarande, Albania

Përshkrimi i biznesit:

Ishujt e Ksamilit gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Për disa minuta nga Saranda, je përballë një pamjeje mahnitëse të detit gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur. Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Janë pikërisht ishujt e tij që e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm. Përbën një zonë unikale dhe mjaft përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Monumenti në fjalë është në gjendje të mirë. Në ishujt e Ksamilit janë shfaqur dëmtimet e para, sepse presioni i turizmit në këtë zonë sa vjen e rritet, por dëmtimin më të rëndë e shkaktoi një zjarr si pasojë e shpërthimit të një strukture druri nga INUK me C4 në vitin 2014. Ishujt e Ksamilit kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi largësia nga bregu është e shkurtër.

Informacion shtesë: